“Duan lekë plako, duan makina luksoze, ku ndryshon nga pros*itucioni”? Robert Aliaj sulmon keq vajzat shqiptare!

Kur vjen puna tek të qënit i hapur dhe pa komplekse në publik një nga personazhet shqiptarë që na vjen në mendje menjëherë është Robert Aliaj. Ai sëfundmi është anëtar jurie në “Dance with me” ku jep mendimet e tij lidhur me çdo performancë kërcimi.

Mirëpo këngëtari jo gjithmonë bie dakort me mendimet e shumicës dhe shpesh duket i ashpër pasi thotë troç mendimin e tij dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në intervistën e fundit për “Panorama Plus”.

“Le të flasim pak për femrat, të cilat ti sa i poetizon, po aq edhe i shigjeton. Je shprehur se femrat shqiptare ndryshojnë shumë nga ato të huaja kur vjen puna te seksi. A mund të na e thuash se ku ndryshojnë konkretisht ?” –ishte pyetja drejtuar Robertit.

“Në Shqipëri ka një trend të çuditshëm, edhe shpjegimi që jepet është i çuditshëm. Këtë e di kushdo dhe mund t’ia bësh pyetje kujtdo në Tiranë dhe ai do të të përgjigjet:

Duan lekë plako, duan makina luksoze, duan të martohen me të huaj, nuk i pëlqejnë shqiptarët, duan të pasurohen me çdo kusht dhe brenda një nate.

Lëre pastaj që me paret, që kanë fituar me shitjen e vetvetes, bëjnë postime vulgare nëpër rrjete sociale, sikur janë të pasura dhe bëjnë jetë të shfrenuar e të tjera vulgaritete si këto. Ku ndryshon nga prostitucioni? Nuk ndodh kështu gjetkë” – u shpreh Aliaj gjatë intervistës.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti