Kulture14 Shtator 2018, 16:24

Duhet ta dini se ka përkufizim për termin “mallkim”?

Shkruar nga Pamfleti
Duhet ta dini se ka përkufizim për termin “mallkim”?

 

Sipas Fjalorit Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë botim i 1984, mallkimet janë shprehje që thuhen me forcë emocionale kundër dikujt a diçkaje për keq.

Në zanafillë përgjithësisht kanë qenë të lidhura me besimin në forcën magjike të fjalës.

Mallkimet ishin edhe dënime morale ndaj prishësve të normave shoqërore, ndaj veseve e dukurive negative etj. Një njeriu përtac i thuhej: “U theftë ajo parmendë që të ka ushqyer ty!”

Mund të shprehnin pikëllim e dëshpërim, në rastet kur njeriu nuk ia arrinte qëllimit me mjete reale.

Mallkimet  kanë interes nga ana gjuhësore dhe për forcën e veçantë figurative.

Histori/Arkeologji