Showbiz10 Tetor 2019, 21:04

Duhet të ikësh, je figura më kot e ekranit: Xhensila Pere sulmon publikisht aktoren e njohur shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Duhet të ikësh, je figura më kot e ekranit: Xhensila Pere sulmon publikisht aktoren e njohur shqiptare

Ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere është kthyer në një nga figurat publike më të kmentuara në media dhe duhet ta pranojmë se spunton e mori pas pjesmarrjes në shtëpinë e madhe. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan foto dhe momente provokuese nga jeta e saj personale.

Së fundmi Xhensila është shprehur se aktorja Eliona Pitarka duhet të largohet nga ekrani. E ftuar në Glamour Zone në Ora News, Pere u pyet se cilën nga vajzat e showbizit do të donte të hiqte nga ekrani.

Pa u menduar shumë, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World 2014”, dha emrin e Pitarkës.

Eliona Pitarka më duket kot. Duhet të ikë. Nisur dhe nga ajo që sapo ka startuar (Klanifornia), pashë dhe puntatën e parë…Eliona Pitarka më duket kot pa lidhje. Tek ajo fushë ku është prezantuar, si është prezantuar, për mua nuk bën. Sidomos në atë pesë sekonda kur doli te emisioni ku është aktore, mua personalisht m’u duk kot,”– tha Pere. Mesa duket tashmë mes vajzave ka nisur një ‘luftë’. Mbetet të presim reagimin e Eliona Pitarkës.

codramol
smile

Showbiz Duhet ë ikësh je figura më kot e ekranit: Xhensila Pere sulmon publikisht aktoren e njohur shqiptare