Politike17 Korrik 2019, 22:07

“Dukuria e koncensioneve në Shqipëri!”, Hajdari e ashpër: Piramidë financiare korruptive që e ka zhytur qeverinë në l

Shkruar nga Pamfleti
“Dukuria e koncensioneve në Shqipëri!”, Hajdari e

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë për “Dukurinë e koncensioneve” si quan ajo.

Hajdari vë theksin tek klientelizmi i PPP-ve duke thënë se nuk është kundër tyre sepse sipas saj sjellin kapitale të huja private të investojnë në vend, por dhënia e konçesioneve vetëm në një dorë është problemi më i madh.

“Ky është sot partneriteti i diskretituar publik privat, piramida financiare korruptive që e ka zhytur qeverinë në llum e kaos.” – shkruan Hajdari.

Postimi i plotë i Hajdarit:

“Dukuria e koncensioneve në Shqipëri!”

Në politikën qeverisëse të maxhorancës dhënia me koncesion përbën një model ideologjik tipik prej hajdutërish të korruptuar që po zhvasin pa mëshirë çdo ditë fondet publike.

Me qëllimin e vetëm të mbushjes së xhepave po iket gjithnjë e më shumë nga logjika e tenderit dhe po shkohet drejt ankandit publik të aseteve dhe dhënies me koncesion edhe të thërrimeve të vetme që mund të kenë mbetur nga prona publike e shqiptarëve.

Mos harrojmë se që ditën e parë që erdhi në fuqi kjo qeveri kërkoi që edhe tvsh, taksat, do t’i mbledhë me një kompani private, duke mos hezituar që të zhveshë shtetin nga funksioni më i rëndësishëm, ai i mbledhjes së taksave. Trendi i qeverisë në dekadencë për vite me rradhë të vjedhjes qeverisëse u bë pa pikën e ndrojes, koncesione pa ankand publik si “vjedhje të ligjshme”.

Ajo që na mbetet të “gëzohemi” sot është fakti që të paktën mirë që nuk i shesin fare këto asete publike por i japin me koncesion, pra një ditë përsëri janë të rikthyeshme te prona publike.

Nga informacionet që arrijmë të marrim nga media sepse publikun dhe qytetarin nuk merr mundimin ta informojë kush mbasi qeveria nuk la pronë publike në këmbë në këtë rrugë me shpejtësi të madhe hynë edhe bashkitë që qeverisen nga socialistët duke dhënë asete publike me qira privatëve që financojnë duke u kompensuar me përdorimin e këtyre aseteve për një periudhë të caktuar.

Personalisht nuk jam ideologjikisht kundër dhënies të koncesioneve privatëve sepse në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun, në kushtet kur qeveria dhe bashkitë nuk kanë buxhet për këtë. Në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun në mungesë të buxhetit, sepse në rast të kundërt vetë shteti do të rriste edhe më fort taksat, dhe përsëri barra financiare do të binte tek publiku.

Por tashmë edhe qytetari më indiferent e ka të qartë se problemi nuk qëndron këtu. Ajo që ka ndodhur me kampionët tonë të koncesioneve të pronës publike përkon me atë që thotë nobelisti në financë, Joseph Stiglitz, i cili thekson se problemi me koncesionet është se nëpërmjet tenderimeve priviligjohen persona të caktuar, me lidhje me politikën të cilët pasurohen me vendim politik dhe është pikërisht kjo pasuri e akumuluar me vendime nga agjenci politike që e ka të lehtë të financojë fushata elektorale dhe të drejtojë drejt pushtetit ushtarët e bindur të korrupsionit.

Nuk di në vitet e tëra qeverisëse a e ka marrë ndonjëherë mundin qeveria që të bëjë një llogari se sa taksa paguhen për rroga të nëpunësve të shtetit që nuk e bëjnë punën sepse puna e tyre jepet me koncesion te privati?

Sa taksa paguhen që shteti të bëjë transaksionet dhe procedurat për koncesione privati? Sa paguajmë per punonjësit e privatit që do të bëjnë punën që duhet të bënin punonjësit e shtetit që vazhdojnë ta marrin rrogën duke u ushqyer nga taksat tona?

Sa paguajmë per financimin që shteti i jep privatit për të ndërtuar sipërmarrjen e vet dhe pronën tonë publike që përdor?

Sa paguajmë tek privatë të tjerë për shërbime që privatët me koncesion nuk i bëjnë sikurse duhet sepse kanë cilësi të papranueshme?

Sa paguajmë me taksat dhe pagesat tona për korrupsionin galopant që privati i jep punonjësit publik për të pasur privilegje?

Ky është sot partneriteti i diskretituar publik privat, piramida financiare korruptive që e ka zhytur qeverinë në llum e kaos.

Politike