Aktualitet17 Maj 2018, 10:19

Durrës, banorët kërkojnë takim me Vangjush Dakon. Tentojnë të futen me forcë në bashki

Shkruar nga Pamfleti
Durrës, banorët kërkojnë takim me Vangjush Dakon.

Durrës, banorët kërkojnë takim me Vangjush Dakon. Tentojnë të futen me forcë në bashki

Banorë të ‘’Katundit të Ri’’ në Durrës kanë protestuar para bashkisë. Ata kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako si dhe kanë tentuar të hyjnë me force brenda institucionit.

Motivi i kësaj proteste mendohet të jenë përmbytjet e shumta që kanë ndodhur në banesat e tyre dhe siç pretendojnë ata kjo ka ardhur pë shkak të hapjes së rezervuarit.

Nga ana tjetër ata thonë se do të vetëvriten nëse problemi i tyre nuk zgjidhet, sepse ata pretendojnë se nuk marrë asnjëherë dëmshpërblimin e caktuar.

 

Aktualitet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako