KOMISIONI I “VETING”-ut, DO BËJË HETIM TË THELLUAR, ME KËRKESË TË SHBA/ Megjithëse është me “CV” blozë korrupsioni e lidhjesh me krimin, ajo është emëruar në atë detyrë, jo për aftësi e ndershmëri; por është caktuar posaçërisht nga mikeshat e saj Arta Marku e Donika Prela, për të qenë garante e mbulimit të abuzimeve të bëra në prokurorinë e qytetit bregdetar; ku në 12 vitet e fundit, janë pushuar 95% e dosjeve të bandave të krimit e korrupsionit shtetëror; shumica me objekt veprimtarinë e kryebashkiakut Vangjush Dako e grupeve të tij partiake, zyrtare e mafioze, që garantonin votat e pushtetit dhe organizonin, realizonin e siguronin, paprekshmërinë e zullumeve që bëheshin
Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella, është i vetmi rast ndër zyrtarët e (pa)drejtësisë, që i shtyhet data e procesit të “Veting”-ut, për “shtesë dhe hetim informacionesh”; kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM-SHBA), i cili ka deklaruar, se disponon shumë të dhëna të tjera problematike, për “punën dhe veprimtarinë” e kësaj prokuroreje; të pa pasqyruara, në Relacionin Përfundimtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Nuk e dimë, se përse realatori i KPK ka “harruar” pa futur në raport shumë fakte zullumesh të punës së Anita Jellës; por nëse në datën 4 tetor 2019, ONM-SHBA, nuk do ta kishte bllokuar e shtyrë procesin farsë, për “Veting”-un e kryprokurores së Durrësit; atëherë, kjo “prokurore e zezë”; do dilte “akullore”, sipas skenarit të bërë nga mikesha e saj Arta Marku, nga familjari dibran Ulsi Manja dhe grupi Rama-Dako, duke u emëruar në SPAK.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi seancën, me njoftimin: – “Procesi për Drejtuesen e Prokurorisë-Durrës, Anita Jella, shtyhet me kërkesë të ONM, i cili ka dorëzuar të dhëna të reja, të zbuluara, depozituara e publikuara së fundmi, pas hartimit të raportit vlerësues”.
E ndërsa KPK dhe ONM-SHBA, po vazhdojnë hetimin për “skanimin” veprimtarisë reale të kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella, lidhur me të dhënat e fshehura e të manipuluara në realacionin vlerësues; shefe Anita Jella dhe dhe grupi i saj mafioz Afrim-Shehu-Ndriçim Troplini në Prokurorinë e Durrësit; po vazhdojnë të pastrojnë dosjet e tyre nga pisllëqet; ku bëjnë pjesë dhe dosjet e 10 viteve të fundit të Donika Prelës.
Me lejen e shefes së madhe Arta Marku dhe me “viston” e heshtur të Këshilit të Lartë të Prokurorisë (KLP), kryeprokurorja Anita Jella, ashtu siç dikur në prokurorinë Librazhd-Elbasan; po zhduk fashikuj, prova fizike e audio, urdhëra e vendime të ndërmjetme, nga dosjet e krimit dhe korrupsionit “VIP”.
Dosjet që po “pastron” Anita Jella, janë fakte të zbuluara nga ONM-SHBA e të denoncuar edhe nga redaksia “PAMFLETI”; të cilat lidhen me shefat e politikës e pushtetit në Durrës e Tiranë; por edhe dosje të bandave të krimit; të cilat nuk i ka regjistruar, i ka pushuar e mos filluar si çështje, i ka manipuluar si prova; i ka hetuar qëllimisht me mangësi, apo nuk i ka ankimuar në Apel.
Kush po e lejon Krye-prokuroren e Durrësit, Anita Jella dhe bandën e saj “Afrim Shehu-Ndriçim Troplini”; që pasi ka fshehur e mbrojtur qindra krime e afera korrupsioni, kundrejt përfitimeve pasurore; ka nisur të bëjë këtë masakër dokumentare me dosjet hetimore, 110 prej të cilave, do jenë objekt i SPAK-BKH?!
Natyrisht, që po e lejon shefja Arta Marku, me “viston” e heshtur të Këshilit të Lartë të Prokurorisë; të cilët sipas ligjit; pas shtyrjes së procesit të “Veting”-ut për dyshime të faktuara; duhej ta kishin pezulluar nga detyra si drejtuese, për t’i hequr mundësinë e zhukjes së provave, për të cilat ajo po ri-hetohet nga KPK e ONM.
Në vijim, do publikojmë dosjet hetimore “VIP”, që po pastrohen e dëmtohen me shpejtësi, nga banda partiake e Prokurorisë-Durrës; dosje të pa çuara para drejtësisë e të pandëshkuara, të pushuara me tejkalim afatesh hetimore e marifete të tjera; shumica nga Donika Prela, Anita Jella, Afrim Shehu e Ndriçim Troplini, të cilat janë prova e plotë e paligjshmërisë, lidhjeve me krimin dhe korrupsionin të tyre./Pamfleti