Durrës/ Tmerrohen familjarët, e moshura bie në pus

Pistoletën në kokë shitëses, dy persona të maskuar grabisin argjendarinë në Durrës

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Durrësit.  Familjarët janë tmerruar kur kanë parë se e moshura ka humbur jetën, pasi ka rënë në pus. Ende janë të panjohura rrethanat e ngjarjes , ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë.

Informacion paraprak nga policia

Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.