Dokumenti zyrtar
Porti Detar i Durrësit, nuk është vetëm “portë” kontrabande e trafiqesh, por dhe “tavolinë” e pazareve, me tendera absurde në vlera tepër të mëdha; prandaj kuptohet, lufta për pasurim brenda llojit, ka bërë që në 6 vitet e pushtetit “rilindja”, të ndërrohen 7 drejtorë.
Mirëpo, këto tendera të çuditshëm, nuk janë ndaluar as në këtë moment krize, të pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, por kanë vazhduar si më parë; paçka se shteti, nuk ka fonde për të përballuar emergjencat sociale.
Gjashtë ditë pas tërmetit, Drejtori i Portit Detar-Durrës, ka miratuar lidhjen e kontratës dhe ekzekutimin e tenderit, me objekt “Mirëmbajte gjelbërimi në mjediset e Portit”; me vlerë totale 11 milionë, 865 mijë e 651 lekë të reja pa TVSH, ose afro 134 milionë lekë të vjetra me TVSH./Pamfleti