Dy aksidente brenda një gjysmë orëshi. Një viktimë dhe një i lënduar

Dy aksidente brenda një gjysmë orëshi. Një viktimë dhe një i lënduar

23-vjeçari Alenc Gjini ka humbur jetën pasi është përpasur për vdekje nga një makinë në Patok të Kurbinit. Alenc Gjini punonte si kuzhinier në një restorant të zonës, ai u përpas nga makina teksa ishte duke kaluar rrugën.

 

Forcat e policisë të mbërritura menjëherë në vendngjarje janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë

 

Ndërkohë që një tjetër aksident ka ndodhur në Bulqizë sot kur një motor është përplasur me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur afër komisariatit të policies. Sipas të dhënave nga vendngjarja raportohet se drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.