Kronike16 Korrik 2019, 16:19

Dy aksidente dhe 5 të plagosur në gjendje të rëndë në Elbasan brenda një ore

Shkruar nga Pamfleti
Dy aksidente dhe 5 të plagosur në gjendje të rëndë

Dy aksidente rrugore me 5 të plagosur janë regjistruar brenda pak minutash në Elbasan. I pari ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.Shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojē është përplasur me borduren anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë dy persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Dy automjetet janë përplasur në afërsi të fshatit Paperr.

Forcat e Zjarrëfikses janë gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet e tyre. Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë me dije janë dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet e kryera thuhet se si pasojë e kushteve klimaterike, automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.

Kronike