Dy aksidente në Dibër, furgoni përplas për vdekje këmbësorin

Dy aksidente të tjera në Dibër. Në aksin rrugorë Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, shtetasi J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin shtetasin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti