Kronike11 Shkurt 2019, 12:48

Dy aksidente në Lushnje e Elbasan, 4 të plagosur mëngjesin e sotëm

Shkruar nga Pamfleti

Dy aksidente në Lushnje e Elbasan, 4 të plagosur mëngjesin e sotëm

Vetëm në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë, 4 persona janë plagosur si pasojë e dy aksidenteve në Elbasan dhe në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Policia thotë se “në Unazë e qytetit të Elbasnit te Kryqëzimi i Kinezve, janë përplasur 3 mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjer të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Ndërkaq, një tjetër aksidentet ka ndodhur në fshatin Konjat në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Sipas policisë një mjet “BMW” ka bërë parakalim të gabuar dhe është përplasur me një furgon, ku si pasojë dy persona mbetën të plagosur.

Per të dyja aksidentet grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidenteve.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

Kronike 4 te plagosur Elbsan Lushnje