Dy kanditaturat e propozuara si rivalë të Erion Veliajt trazojnë PD

Zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë ndezur debatet brenda Partisë Demokratike. Dihet që luftën dhe vëmendjen më të madhe e ka Tirana, për të cilën PD është duke kërkuar një figurë të denjë për të rivalizuar Partinë Socialiste në zgjedhjet administrative të vitit tjetër.

Prej disa ditësh në të gjithë vendin ka nisur organizimi i Partisë Demokratike, ku të gjitha degët pritet t’i nënshtrohen një reforme të thellë, sidomos zgjedhjen e krerëve të rinj të degëve, seksioneve dhe grup seksioneve.

Por hedhja në skenë e kandidaturës së deputetes Jorida Tabakut dhe Gerti Bogdanit që do të rivalizojë Partinë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ka trazuar ujërat brenda kampit blu. Secili grupim ka kundërshtitë dhe mbështjetjen për secilën palën.

Megjithatë, referuar udhëzimit të Bashës kandidatuara që do të jetë më e votuar, do të jetë zyrtarisht emri përfaqësues i siglës së PD-së në garë, por se si do të rrjedhin ngjarjet në vijim mbetet për t’u parë.

 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti