Kronike14 Prill 2018, 08:58

Dy makinat e shkrumbura në Vlorë në pronësi të punonjësit të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Dy makinat e shkrumbura në Vlorë në pronësi të

Tre automjete janë djegur gjatë natës, dy në qytetin e Vlorës dhe një në fshatin Bishan.

Sipas të dhënave zyrtare dy prej mjeteve u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar në lagjen e njohur Cole të Vlorës, rreth orës 01.45 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një BMVV X5 dhe për një Mercedes.

Ndërkaq, po gjatë natës së mbrëmshme një tjetër mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në fshatin Bishan. Shkak për të dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Dy makinat e djegura qëllimisht në lagjen Cole i përkasin punonjësit të policisë së Delta Force të Vlorës, Ermelind Abazi. Arsyet nuk dihen, teksa po hetohet dhe për shkak të detyrës.

Policia po punon për gjetjen e autorëve të zjarrvënies së qëllimshme të dy automjeteve në lagjen Cole.

Kronike Dy makinat e shkrumbura në Vlorë në pronësi të punonjësit të policisë