Politike17 Gusht 2019, 16:59

Dy punëtorë humbën jetën, Basha: Artisti i mashtrimit asnjë fjalë për viktimat e makutërisë mafioze në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Dy punëtorë humbën jetën, Basha: Artisti i mashtrimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur, për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës dhe u plagosën 3 të tjerë. Ngjarja u regjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”. Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e saj.

Për ngjarjen në fjalë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet përgjegjëse edhe pse është e papranueshme q¥ mos të sigurohen kushtet minimale të sigurisë në punë në vitin 2019 dhe mes kryeqytetit të Shqipërisë, në mes të Mesdheut.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një statusi në “Twitter” shkruan se Edi Rama është artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët. Basha nënvizon se dje në Tiranë vdiqën dy punëtorë që ranë nga skelat dhe kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Për Bashën, punëtorët ishin viktima të makutërisë mafioze të Ramës.

“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”, shkruan Basha.

Politike