Sport 7 Maj 2018, 10:30

Dy yje, dy legjenda/ Mesi e Ronaldo kapin së bashku shifrën e 1 mijë golave, ja kush ka shënuar më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Dy yje, dy legjenda/ Mesi e Ronaldo kapin së bashku shifrën e 1 mijë golave, ja kush ka shënuar më shumë

Paqe mes Barcelonës dhe Realit, paqe edhe midis Mesit e Ronaldos. El Clasico e luajtur të diuelën në mbrëmje në “Kamp Nou” të Katalonjës përfundoi 2-2, ku nga një gol për ekipet e tyre shënuan edhe dy yjet respektivë Mesi e Ronaldo.  Ata shënuan nga një gol, por për të arritur së bashku në kuotën e 1.000 finalizimeve, dicka e madhe për futbollistë të këtij niveli dhe pritshmëritë e tyre.

Lionel Mesi shënoi golin e 551 në karrierë me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, kurse Kristiano Ronaldo golin e 449 me Realin, megjithëse Reali raporton se portugezi ka shënuar 450 gola me “Los Blancos”, vazhdon t’i mohohet ende një gol.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kjo ndeshje ishte më pozitive për Mesin, që doli nga fusha i padëmtuar, kurse për CR7 nuk ishte aq pozitive, pasi portugezi lëndoi kyçin e këmbës së djathtë dhe mediat spanjolle tani raportojnë se ai do të luftojë me kohën për të qenë gati për finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpulit, me 26 maj.

Gjithcka duket e bukur në shifra dhe në krahasime, sepse Mesi e Ronaldo janë jo vetëm yje të futbollit të sotëm, por kanë zënë vend në historinë e futbollit për golat e shumtë, spektaklin dhe rivalitetin që kanë ofruar. Rivaliteti midis tyre do të vijojë të jetë i fortë dhe këtë sezon, pasi gara për “Topin e Artë” është e hapur. /Pamfleti Sport

 

Sport