Aktualitet15 Tetor 2018, 09:11

Dyshimi i fortë i gazetarit Doçi: Çfarë ka ndodhur? SHBA-BE po i lut, shteti ju jep mbi 3 mijë USD pagë, por askush nuk pr

Shkruar nga Pamfleti
Dyshimi i fortë i gazetarit Doçi: Çfarë ka ndodhur?

Dyshimi i fortë i gazetarit Doçi: Çfarë ka ndodhur? SHBA-BE po i lut, shteti ju jep mbi 3 mijë USD pagë, por askush nuk pranon të bëhet gjyqtar e prokuror!

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë një deklaratë bombastike mbi sistemin e drejtësisë, teksa ka komentuar faktin se askush nuk pranon të bëhet prokuror e gjyqtar. Gazetari Doçi hedh dyshime të forta mbi atë se çfarë ka ndodhur që askush nuk pranon të marrë këtë post.

Sipas tij, më parë njerëzit paguanin 200-500 mijë euro për t’u bërë prokuror apo gjyqtar, ndërsa tani SHBA-BE i lut publikisht, shteti ju garanton pagë mbi 3 mijë USD në muaj, roje sigurie, bursa për vete e fëmijët dhe prapë nuk pranojnë.

“Çfarë ka ndodhur?! Më parë, për t’u bërë prokuror apo gjykatës, paguanin 200-500 mijë euro. Tani të lusin publikisht SHBA dhe BE, të garanton shteti pagë mbi 3 mijë USD në muaj, roje sigurie, bursa për vete dhe fëmijë, shtëpi falas, pushime pa limit etj., por askush nuk pranon”, shkruan gazetari i politikës.

Aktualitet Adriatik Doçi gjyqtarët prokurorët sistemi i Drejtësisë