Kosova17 Dhjetor 2022, 10:58

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Serbi i Kosovës i arrestuar të premten për krime lufte kundër popullsisë civile në Vushtrri në vitin 1999, sot del para Gjykatës.

Pamfleti ka mësuar se bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Slagjan Trajkoviç, i dyshuar për krime lufte.

Ai pritet të dal sot në mesditë para Gjykatës Themelore të Prishtinës në seancën dëgjimore, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për Pamfletin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila tha se dje pasdite kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së parbaurgimit ndaj të dyshuarit S. T.

“Gjykata ka caktuar që seanca dëgjimore nga gjyqtari i procedurës do të mbahet sot në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e PRSK-së”, tha Gashi.

Slagjan u arrestua të enjten në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut.

Dyshimet e Prokurorisë Speciale konsistojnë në faktin se i pandehuri S.T. së bashku edhe me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në  në ofensivën ushtarake të datës 06.04.1999, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në ofensivën e datës 02.05.1999, në qytetin e Vushtrrisë.

Në këtë rast i pandehuri në bashkëveprim edhe me persona të tjerë ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin, maltretimin, plaçkitjen si dhe vrasjen e personave civil dhe shpërnguljen më dhunë nga shtëpitë e tyre  gjatë kohës se luftës.

“Si pasojë e këtyre veprimeve inkriminuese të të pandehurit, Prokuroria Speciale me qëllim të sigurimit të prezencës të të njëjtit në procedurë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Prishtine Krime lufte në Kosovë Slagjan Trajkoviq

Kosova