Kosova 7 Dhjetor 2022, 21:19

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Një tjetër shpërthim po dyshohet të ketë ndodhur në Veriun e Kosovës.

Burimet e Pamfletit thonë se kjo ka ndodhur në „Lagjen e Boshnjakëve“.

Shpërthimi dyshohet të jetë bërë përmes një shok-bombë.

Nga dita e djeshme vazhdimisht ka pasur shpërthime në Veriun e Kosovës.

Kjo për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të planifikuara për këtë muaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë të gatshëm për të mbajtur zgjedhje.

Por ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka deklaruar të mërkurën se nuk janë kushtet për të mbajtur zgjedhje.  /Pamfleti

Prishtine

Kosova