Ditën e sotme dy persona janë arrestuar në qytetin e Prizrenit sepse dyshohen për vrasjen e 15-vjeçarit disa ditë më parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare , ku shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj.
“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një shkollë Prizren. Disa të rinj gjatë një zënke lanë të vdekur një 15-vjeçar.
Arsyeja e zënkës së tyre nuk dihet ende.