Sport 5 Tetor 2019, 11:31

E bujshme: Barcelona dhe PSG mendojnë shkëmbin e madh!

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme: Barcelona dhe PSG mendojnë shkëmbin e madh!

Në Francë besojnë te shkëmbimi i bujshëm. PSG dhe Barcelona po mendojnë për një ndërrim lojtarësh, që do i kënaqte të gjitha palët. Le10sport raporton se dy klubet e njohura po shohin mundësinë e një shkëmbimi midis Neymar dhe Antoine Griezmann.

Të dy sulmuesit nuk ndihen mirë në ekipet respektive dhe i tundon provimi i një aventure të re. Braziliani kërkon rikthimin në Katalunjë, ndërsa francezi do të pritej si mbret në Paris.

Barça do duhet të paguajë edhe disa miliona euro në arkat e kampionëve francezë. Pro këtij shkëmbimi të bujshëm është edhe Leo Messi.

Sport Barcelona Lionel Messi PSG