Sport15 Gusht 2019, 11:25

E bujshme: Kukësi konfirmon largimin e titullarit të rëndësishëm!

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme: Kukësi konfirmon largimin e titullarit të

Ditën e djeshme, mbrojtësi Ardian Cuculi njoftoi se nuk do të ishte më pjesë e klubit verilindor dhe nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ai ka falënderuar klubin verilindor për kohën e kaluar në skuadër.

Sakaq, sot ka ardhur njoftimi edhe nga vetë klubi për mbylljen e bashkëpunimit mes Kukësit dhe Cuculit dhe ka qenë klubi verilindor ai që e ka bërë të ditur diçka të tillë. Aventura e Cuculit te Kukësi, zgjati vetëm një sezon duke qenë se mbrojtësi nga Tetova u afruar verën e shkuar dhe tashmë largohet një vit më vonë.

Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Ardian Cuculin. Marrëveshja mes Klubit tonë dhe 32-vjeçarit ka përfunduar.

Qendërmbrojtësi, i ardhur te skuadra jonë një vit më parë, është aktivizuar në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar Kupën e Shqipërisë.

Klubi falënderon Ardian Cuculin për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Sport Kukësi