E bujshme: Panucci kërkoi “turkun” e Besiktasit, në plan u përfshi dhe kryeminstri Rama

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, donte të afronte në skuadër mbrojtësin e Besiktasit, Necip Uysal, raporton Telesport Futbollisti i gjigantëve turq kishte deklaruar hapur prejardhjen e tij shqiptare dhe kishte simpati për vendin tonë.

Bisedimet për të bindur 27-vjeçarin kishin nisur që prej 2-3 muajsh në mënyrë intensive dhe të gjithë po përpiqeshin për ta bindur. Ai luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, qendër dhe mesfushor defensiv. Aty ku kombëtarja fut ujë, prandaj do të ishte fantastike nëse do të ndodhte, por fati nuk e deshi.

Uysal pati frikë dhe u step, pasi Turqia kishte vendosur klauzolë për të. Në këtë moment, nëse ai do të ishte i gatshëm të pranonte, FSHF-ja kishte menduar t’i kërkonte kryeministrit Rama që të lidhej me homologon e tij Erdogan për të shmangur problematikat. Kur gjithçka mendohej e kryer, lojtari zgjodhi Turqinë duke refuzuar dhe Shqipërinë, por dhe Kosovën!



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti