Sport10 Tetor 2019, 09:32

E BUJSHME: Senatori i Bayern Munchen kërkon largimin, shokohet klubi

Shkruar nga Pamfleti

I aktivizuar shumë pak këtë sezon, sulmuesi gjerman Thomas Muller i ka bërë të qartë skuadrës së Bayern Mynih se kërkon të largohet. Madje që në merkaton e janarit. 30-vjeçari, që gjithë karrierën e tij e ka kaluar te bavarezët, tashmë ka përfunduar në stol pas ardhjes së Coutinho.

Gjithsesi, sipas të përditshmes gjermane “Bild”, drejtuesit e Bayern Mynih kanë mbetur të pakënaqur nga deklaratat e Muller. Për ata, lojtari është i pashitshëm, duke marrë vendimin që Muller të mos largohet. “Nuk kemi asnjë ide apo dëshirë që Muller të largohet në janar”, tha Rummenigge.

Ai është një lider në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. I dobishëm si alternativë edhe kur është në stol”, tha shefi i Bayern Mynih.

Rezultate imazhesh për thomas muller


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Bayern Munchen Merkato Thomas Muller