Bota13 Gusht 2019, 10:49

E bujshme, tenori i famshëm Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme, tenori i famshëm Placido Domingo akuzohet për ngacmime

E bujshme, tenori i famshëm Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale

Tenori i famshëm me origjinë spanjolle Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale. Rreth 30 personazhe të tjerë të botës së operas kanë deklaruar për  ‘Ap’ se kanë asistuar në sjelljet jo korrekte, me sfond seksual nga ana e Domingos.

Gra të ndryshme kanë thënë për agjencinë amerikane të lajmeve ‘Associated Press’ se super ylli i operës është përpjekur t’i detyrojë për të kryer marrëdhënie seksuale me të, duke i premtuar favore, apo në disa raste, duke i keqtrajtuar nëse kundërshtonin.

Placido Domingo i mohon akuzat, duke shpjeguar se ka patur vetëm raporte konsensuale.

Tenori spanjoll, fitues i 14 çmimeve Grammy i ka përkufizuar akuzat si  “thellësisht shqetësuese dhe të pasakta”, duke shtuar: “Kam besuar gjithnjë që të gjitha reagimet dhe marrëdhëniet e mia kanë qenë gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”.

Bota E bujshme tenori i famshëm Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale