Sport10 Shtator 2019, 20:26

E bujshme: Tifozët anglezë kërkojnë të shtyjnë ndeshjen Angli – Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme: Tifozët anglezë kërkojnë të shtyjnë

Një kërkesë e pazakontë ka ardhur nga tifozët anglezë. Mijëra tifozë sot mund ta humbin fillimin e ndeshjes për shkak të trafikut të dendur, që ka ardhur shkaku i zjarrit.

Një kamion është djegur nga zjarri, për shkak të të cilit është bllokuar rruga M27, shkruan The Sun.

Derisa faqja zyrtare e Federatës Angleze të Futbollit ka publikuar një foto para fillimit të ndeshjes, një tifoz i tërbuar u përgjigj. “Në rrugën time, është trafiku i bllokuar. Me siguri do të më ikë gjysma e parë e lojës”, shkruan ai.

Por një tjetër edhe më i tërbuar i përgjigjet. “Ju lutem, vonojeni fillimin e ndeshjes. Do ta humbin ndeshjen shumë njerëz shkaku i zjarrit të automjeteve në M27”.
Takimi mes  Anglisë dhe Kosovës fillon në ora 20:45.

Sport Angli Kosove