E detyroi të kryente marrëdhënie me një çift të panjohurish, të nesërmen i kërkoi të martoheshin

E detyroi të kryente marrëdhënie me një çift të panjohurish, të nesërmen i kërkoi të martoheshin

Historia e një vajze 33-vjeçare është e pazakontë. Në një rrëfim për Ask.E.Jean ajo ka treguar se i dashuri i saj e ka detyruar të kyejë marrëdhënie me një çift të panjohurish dhe më pas i ka propozuar për martesë.

Vajza ka kërkuar mendimin e një eksperteje përsa i përket kësaj.
“Jam 33 vjeçe dhe kam patur gjithmonë marrëdhënie monogame. Para disa javësh, një burrë që e takoja prej 8 muajsh më çoi pa më treguar në një festë ku njerëzit kryenin marrëdhënie seksuale. Sigurisht që patëm një debat të madh mëngjesin e nesërm. Ai më tha se bënte këtë lloj jetese dhe pretendoi se thjesht nuk e kuptoja që edhe unë bëj pjesë në këtë lloj aktiviteti seksual.

Që prej atij momenti, ai më ka mërzitur duke më çuar në ato festa dhe duke insistuar se duhet të luaj me njerëz të tjerë. Kështu që unë fjeta me një çift. Ai pa të gjithë skenën pa u bërë pjesë. A më eksitoi kjo gjë? Po. Por duhet të isha shumë e dehur për ta bërë. Ai kërkonte që ta vazhdoja këtë gjë. Nuk di çfarë të mendoj. Mëngjesin tjetër pasi fjeta me çiftin, ai më dha një unazë. A është i çuditshëm? A është i dashuruar me mua? Isha shumë konservatore për të?”, tregoi ajo.

Përgjigja e ekspertes ishte se ka disa lloje dashurish, por nuk nevojiten pesë pije për të kuptuar nëse një mashkull është i dashuruar. Për më tepër, detyrimi për të patur marrëdhënie seksuale me një çift tjetër nuk tregon një dashuri të vërtetë.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti