Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në turneun e boksit “Shkodra Boxing Night”, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit verior. Boksieri bullgar Isus Velchkov ka ndërruar jetë gjatë duelit që ishte duke zhvilluar ndaj durrsakut Ardit Murja.
Sipas “shkodrasport.com”, ngjarja ndodhi në raundin e pestë të duelit mes dy boksierëve. Fillimisht boksierit bullgar iu dha ndihma e parë direkt në ring nga mjeku i turneut dhe u duk sikur Velchkov është përmendur. Më pas ai u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.