Aktualitet15 Shtator 2019, 21:51

E diela e zezë/ Aksident i trefishtë në Kavajë, shpëtojnë fatmirësisht tre shoferët

Shkruar nga Pamfleti
E diela e zezë/ Aksident i trefishtë në Kavajë,

E diela e zezë/ Aksident i trefishtë, shpëtojnë fatmirësisht tre shoferët në Kavajë

Pas aksidenteve me viktima në Rrugën e Kombit, Korçë dhe me të plagosur në disa zona të vendit, një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Kavajë. Burime nga policia thanë se një autobus ka përplasur një furgon dhe një makinë.

Ende nuk dihet sa është numri i të plagosurve, por mësohet se dy ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Aktualitet