Sport12 Shtator 2019, 16:21

E FUNDIT: Kosova bën boom, i rrëmben Shqipërisë yllin e Besiktasit

Shkruar nga Pamfleti
E FUNDIT: Kosova bën boom, i rrëmben Shqipërisë yllin e

Lojërat e mira dhe rezultatet e Kosovës kanë bërë që interesimi i futbollistëve të rritet për të përfaqësuar këtë ekip. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Nexhip Uysal. Kapiteni i Besiktasit në Turqi është me origjinë shqiptare dhe menaxherët e tij kanë shprehur interes për t’iu bashkuar Kosovës.

Ai refuzoi Shqipërinë pak muaj më parë. Mesfushori u kërkua me ngulm nga Christian Panucci, por nuk na u bashkangjit. 28-vjeçari ka dalë nga Akademia e Besiktasit dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij ekipi, por në vitet e fundit e ka humbur rolin e titullarit. Ai po luan me pikatore dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit.

Menaxherët e lojtarit duan të shfrytëzojnë momentin e mirë të Kosovës për të reklamuar dhe lojtarin e tyre, prandaj kanë nisur dhe procedurat e pajisjes me pasaportë.  Kosova përforcohet më shumë dhe duket se Përfaqësuesja do të jetë akoma më e frikshme.

Sport Kosova Shqipëria