Mesa duket ‘flirtimit’ të tij me PS-në nuk ia ka parë hajrin dhe kështu pa një e pa dy, është kthyer në anën tjetër, duke bërë marrëveshje me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, për të cilin thoshte para dy viteve, kur mbillte pemë me Lali Erin, se nuk kishte shanse të bëhej kryeministër dhe po shihte ëndrra
Mësohet se krejt pa pritur ish presidenti, sot kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, i është bashkuar partisë ‘mëmë’ dhe kandidon në koalicion me PD-në, krahas emrit të Sali Berishës për të cilin po shkruan një libër të tërë. Kjo, vetëm për t’i treguar shqiptarëve sa ka vuajtur nga ai që e bëri president.
Mesa duket ‘flirtimit’ të tij me PS-në nuk ia ka parë hajrin dhe kështu pa një e pa dy, është kthyer në anën tjetër, duke bërë marrëveshje me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, për të cilin thoshte para dy viteve, kur mbillte pemë me Lali Erin, se nuk kishte shanse të bëhej kryeministër dhe po shihte ëndrra.
“Shkencërisht kam kuptuar që kurrsesi nuk mund të shohësh një ëndërr, që sheh dikush tjetër”, shprehej në atë kohë Topi.
Në vend që PD-ja të marrë forcë nga ky koalicion, duhet ta shohë mirë këtë punë. Fakti që Topi bashkohet me ta (të cilin e kishin shpallur ‘kodosh bulevardi’), do të thotë se PS-ja e paska në ‘xhep’ fitoren, përderisa votat e FRD-së nuk i llogarit fare, duke e detyruar Topin të bëhet ‘top tenisi’ dhe të ‘lëpijë çfarë ka pështyrë’.
Gjithsesi, analiza politike u takon të tjerëve, se analistët janë shtuar ca si shumë dhe ‘mbijnë’ si kërpudhat pas shiu sidomos në rast fushate. /Pamfleti