Showbiz22 Tetor 2019, 12:25

E kam dashur lëndën më shumë se ti, por duhej të mbaja familjen: Pasi e nxorri zbuluar, Arbana Osmani thumbon Luarasin

Shkruar nga Pamfleti

E kam dashur lëndën më shumë se ti, por duhej të mbaja familjen: Pasi e nxorri zbuluar, Arbana Osmani thumbon Luarasin

Iris Luarasi është një nga pedagoget më të njohura në Tiranë dhe jo vetëm. Pak ditë më pare ajo shkaktoi zhurmë mediatike me një nga deklaratat e saj ku nxorri zbuluar në emisionin “Shiko kush luan” ish studentët e saj.

Luarasi nxorri emrat e 4 personazheve të njohur të ekranit shqiptar të cilët i kishte ngelur në klasë. Një ndër ta ishte Arbana Osmani. Moderatorja nuk ka ngurruar të sqarojë arsyen pse kishte ngelur  në ato vite.

Duke e quajtur pedagogen “mikeshën e saj”, ajo shprehet se ajo e ka dashur lëndën më shumë se vetë Iris Luarasi.

Reagimi:

Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e padagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën. 

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetari Radio” ishte lënda ime e preferuar (dhe më pas jam vlerësuar me 10), por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet me zysh Irisin. Dhe nuk më vjen keq’, shkruan Arbana.

Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka pasur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe “ngelës” mund t’ja dalësh!’,  përfundon Osmani.

codramol
smile

Showbiz E kam dashur lëndën më shumë se ti por duhej të mbaja familjen: Pasi e nxorri zbuluar