Sport 8 Qershor 2018, 20:45

E kërkuan 100 milionë euro, Milinkovic-Savic zbulon të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti
E kërkuan 100 milionë euro, Milinkovic-Savic zbulon të ardhmen

Lojtari i Lazios, Sergei Milinkovic-Savic, është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Futbollisti është në pjacën e Juventusit dhe Manchester United që kanë ofruar rreth 100 milionë euro për 23-vjeçarin. 

Serbi foli për mediat në lidhje me të ardhmen e tij. “Kam luajtur shumë ndeshje me Lazion dhe e di rëndësinë që ka Botërori për mua. Jam përshtatur direkt, sikur jam këtu prej vitesh, edhe pse është Botërori im i parë. Kam fituar Botërorin U-20 disa vite më parë”,  – u shpreh  mesfushori që është grumbulluar me Serbinë.

Ai tregon se kur do të vendosë të ardhmen e tij. “Çdo ditë dalin emra të rinj ekipesh. Po përqendrohem me kombëtaren në Botëror. Sapo të përfundojë Botërori, unë do të vendos për të ardhmen time”, – u shpreh lojtari. 

Sport Botëror Lazio Milinkovic-Savic