Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në banesën e saj.
Qatja po hetohet nga prokuroria për përshtatjen e banesës së saj për mbajtjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a.
Sipas këtij neni, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.
Qatja është marrë disa herë në pyetje dhe deklaratat e saj kanë qenë kontradiktore. Në një moment ajo e pranoi se ishte duke konsumuar kokainë në banesën e saj natën vonë, së bashku me Bledar Tocin, kur ky i fundit vrau Dritan Haxhollin.