Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama në lidhje për financimet publike në vend. Në një posim në ‘FaceBoook’, Paloka ka publikuar një listë ku renditen kostot që nga chek-up, sterilizimi, dializa, e tek rindërtimi i shkollave në Tiranë.
Krahas fotos me çmimet e shërbimeve të mësipërme Paloka shkruan se këto projekte të qeverisë i kanë kushtuar shqiptarëve 2.205.000.000 USD, ndërkohë që ka bërë një krahasim me sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, e cila është arrestuar pas akuzave se mori 8 milion lekë (të vjetra) nga vajza e një pacienti që ishte duke u trajnuar për Covid-19.
Paloka shkruan se Tirja që mori 8 milion lekë të vjetra është arrestuar, ndërsa për qeverinë që sipas tij ka marrë 2 miliardë USD, nga xhepat e qytetarëve nuk ndodh asgjë.
“Tirja mori 8 milion leke te vjetra… Shikoni se cfare i ka bere nderkohe vendit Edvin Tire Rama”, shkruan Paloka.
