Sport11 Korrik 2019, 21:28

E KRYER: Barcelona paguan klauzolën, Griezman lirohet nga Atletiko

Shkruar nga Pamfleti
E KRYER: Barcelona paguan klauzolën, Griezman lirohet nga Atletiko

Antuan Grizman do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës. Klauzola e largimit prej 120 milionë eurosh do të likujdohet nga klubi katalanas dhe francezi do të niset drejt “Camp Nnou”. Kështu pretendon “L’Equip”, që shton se kanë nisur proçedurat e këtij transaksioni dhe pas përfundimit të tyre gjithçka do të jetë zyrtare.

Ditën e nesërme do të kenë mbaruar të gjitha formalitetet dhe Grizman më në fund do të lirohet nga “zinxhirët” e Atletikos së Madridit. Mbetet për t’u parë se kur do të vendosë Barça ta zyrtarizojë sulmuesin, gjithsesi me lajmet e fundit tifozët katalanas qëndrojnë të qetë.

Sport