Sport11 Gusht 2019, 18:33

E kryer: Bayern rrëmben yllin e Seria A!

Shkruar nga Pamfleti
E kryer: Bayern rrëmben yllin e Seria A!

Ivan Perishiç i ka dhënë fund aventurës së tij te Interi. Për këtë janë të sigurt në Gjermani ku kanë bërë të ditur se mes palëve ka një akord total dhe se futbollisti i përfaqësueses kroate do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e Niko Kovaç te Bajern Mynih.

Sipas mediave gjermane, pas akordit të arritur në darkën e të shtunës, palët kanë caktuar që futbollisti të niset drejt Gjermanisë dhe të zhvillojë vizitat e detyrueshme mjekësore. Aty theksohet gjithashtu se lojtari i ka dalë jashtë planeve të Antonio Kontes, nuk do të humbasë kohë por sa të mbyllë të gjitha çështjet burokratike, do të shfaqet që të shtunën në stërvitje me Bajern Mynih.

Sport Bayern Munchen Inter