Ansu Fati është spanjoll. Këshilli i Ministrave ka aprovuar kërkesën për t’i dhënë pasaportën dhe nacionalitetin spanjoll futbollistit të Barcelonës. Federata Spanjolle e Futbollit është marrë shumë me këtë çështje, pasi pas 16-vjeçarit ishin dhe Portugalia dhe Guniea Bisau.
Adoleshenti magjik do të jetë pjesë e kombëtares spanjolle për botërorin e U-17 që do të zhvillohet në Brazil muajin e ardhshëm. Dilemat kanë marrë zgjidhje në këtë formë dhe pritet që futbollisti të veshë sa më shpejt fanellën e kombëtares spanjolle.
Trajneri David Gordo duhet të dorëzojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për këtë turne dhe emri i futbollistit të ri nuk do të mungojë. Fati do të mungojë për disa ndeshje me Barcelonën, por në Spanjë janë të lumtur që zgjodhi të luajë me kombëtaren e tyre.