Politike 7 Gusht 2019, 20:36

E la Partinë Demokratike pa asnjë bashki, Basha nuk bën dot paqe: Rama po i vjedh bashkitë me kriminelë

Shkruar nga Pamfleti
E la Partinë Demokratike pa asnjë bashki, Basha nuk bën dot paqe:

Pasi e ka çuar Partinë Demokratike në një rrugë politike pa kthim, për të mos thënë fatale, Lulzim Basha duket se nuk po e përjeton shumë mirë faktin se bashkitë ku qeveriste opozita po I merr një nga një dhe ditë pas dite, Partia Socialiste.

Ditën e sotme radhën e kishte bashkia Kamëz e cila do të qeveriset për 4 vjet nga Rakip Suli. Edhe pse pati rezistencë nga demokratët për mos të lënë Sulin të merrte zyrën, rreth orës 16.00, socialistët “shkallmuan” derën me çekanë e kaçavida dhe I dhanë mundësinë Sulit të futej në ambientet e institucionit.

Për Bashën kjo ishte një tjetër grabitje e bërë nga Rama dhe “sekti” I tij criminal. Basha përmend se krahu I djathtë I Sulit, Sali Skura ishte një nga ata njerëz që përmendej në përgjimet e dosjes 184 dhe për pasojë do duhej të ishte në burg sot.

Për Bashën megjithatë: “për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.”

Postimi i Lulzim Bashës:

Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! /Pamfleti

Politike