Politike 2 Korrik 2019, 17:44

E la PD pa asnjë bashki, Basha: OSBE rrëzoi votimet e 30 qershorit, Rama i manipuloi sërish

Shkruar nga Pamfleti
E la PD pa asnjë bashki, Basha: OSBE rrëzoi votimet e 30 qershorit,

Lulzimi Basha ka lëshuar akuza të tjera ndaj qeverisë dhe vet Edi Rama pas votimeve siç i quan ai, që u zhvilluan të dielën e 30 qershorit. Basha thotë se votimet, ku Rama votoi vetë dhe numëroi vetë ranë dhe se regjimi i Edi Ramës po shkon drejt degradimit.

Basha e ka këtë retorikë të vetmen armë politike që i ka mbetur pasi e ka lënë Partinë Demokratike në pikën më të ulët historike duke mos patur më asnjë pushtet në dorë.

Postimi i Bashës në Facebook:

Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.

vijon..

Politike