Një 87-vjeçare është rrëzuar në tokë dhe është vrarë nga një tufë bagëtish të tërbuara.
Hilary Adair u shkel nga një racë lopësh me origjinë nga Galloway dhe u sulmua vazhdimisht, ndërsa përpiqej të ngrihej për të shpëtuar. Ngjarja ndodhi në Linchmere Common në West Sussex më 7 janar, por lajmi është bërë publik vetëm tani.
Adair u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte duke humbur jetën 1 javë më vonë.
Vdekja u regjistrua si aksidentale. Sulmi fatal ndodhi një ditë pasi një çift dhe qentë e tyre u ndoqën dhe u plagosën nga të njëjtat kafshë.
Por sipas hetimeve pronarët e kafshëve nuk e kuptuan seriozitetin e ngjarjeve duke e parë si rast të izoluar.
Bryony Dillamore dëshmoi sulmin ndaj Adair dhe tha që bagëtia bëhej më agresive sa herë ajo lëvizte.
E moshuara u dërgua në Spitalin e Saint George në Londër, por vdiq nga plagët më 14 janar./Insajderi