Showbiz21 Gusht 2019, 13:10

E moshuara le 200 mijë euro pasuri për fëmijët me aftësi ndryshe

Shkruar nga Pamfleti
E moshuara le 200 mijë euro pasuri për fëmijët me

Olga Ghirardi, një e moshuar nga Torino, Itali, para se të vdiste shperhu dëshirën e saj të fundit: Të linte një pjesë të pasurisë për familjet që kanë fëmijë me aftësi ndryshe.

Në testament, Olga ka deklarua se do t’i dhurojë komunës 200 mijë euro, në mënyrë që kjo e fundit t’i shpërndajë tek njerëzit në nevojë.

Një gjest që ka habitur vendasit, të cilët në 16 shtator do organizojnë një ceremony publike në nder të saj.

Kështu, komuna ka vendosur të publikojë një listë për të përzgjedhur familjet tek të cilat duhet të shpërndahet pasuria e Olgës.

Kanë mbërritur 75 kërkesa, por mes këtyre, vetëm 69 janë pritur.

“Kur mësuam lajmin, u hutuam vërtet dhe u aktivizuam për të kuptuar se cilat janë familjet që duhet të përfitojnë nga amaneti i Olgës, deklaron Lara Pezzano, specialist e politikave sociale të vendit. Aktualisht sillemi si ndërmjetës që jellin dhurata”, përfundon specialistja.

Lifestyle aftesi ndryshe fëmijët Itali trashëgimi