E njihni ‘baba Idrizin’ nga tenelovela turke? Nuk do ta besoni profesionin e vërtetë që ka ai!

Telenovela “Çukur” është ndër më të ndjekurat në vendin tonë. Kjo telenovelë tashmë ka nisur sezonin e dytë në Turqi dhe po pëlqehet shumë.  Një prej personazheve kyç të historisë është pa dyshim baba Idrizi. Ky personazh sillet në jetë nga aktori 59 vjeçar, Ercan Kesal.

Fama e këtij aktori ka marrë erë vetëm së fundmi, falë këtij personazhi, gjë që na bëri të mendojmë se ku ka qenë ai gjithë këto kohë?

Aktori ka qenë një prej emrave të nominuar në ndarjen e çmimeve të “Adana Film Festival”.

“Aktrim nuk është të shtiresh. Aktrim do të thotë të strehosh brenda vetes personazhin tënd dhe të bëhesh njësh me të.” –është shprehur aktori i cili është shfaqur para kamerave për herë të parë në moshën 47 vjeçare.

Aktori, i cili e ka nisur karrierën në një moshë kaq të madh,e ka sqaruar se cili është profesioni i tij i vërtetë: Mjek….

Sado e pabesueshme që mund të duket, baba Idrizi në “Çukur” është në të vërtetë një doktor. Në një pikë kyçe të jetës së tij, ai hoqi dorë nga profesioni dhe në moshën 47 vejçare nisi të aktronte.

“Këto 10 vitet e fundit jam marrë vetëm me kinemanë. Ajo që më bëri të dilja para kamerave në moshën 47 vjeçare ishte certifikata ime në letërsi dhe shkrimet e mija. Kjo është ajo që më veçon mua nga të tjerët. Dëshiroja të kisha një vend timin në këtë fushë. Ka njerëz që duan të bëhen të famshëm në kohën kur ata e ndjejnë të përshtatshme, ka njerëz që duan të bëjnë një ndryshim. Për ata kam për të thënë diçka. Në këtë profesion nuk ka një recetë fikse. Jeta është e mbushur me vështirësi.”

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti