Showbiz21 Korrik 2018, 19:01

E njihni të dashurin e Elvana Gjatës? Ajo ka zbuluar fytyrën e tij dhe ai është djali i biznesmenit të njohur shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
E njihni të dashurin e Elvana Gjatës? Ajo ka zbuluar fytyrën e

Elvana Gjata po përflitet se është në një lidhje me një person, identitetin e të cilit ka preferuar që ta mbajë të fshehtë.

Por, vetëm pak më parë, nëpërmjet një videoje në Instagram, Elvana zbuloi padashur fytyrën e partnerit të saj, i cili shfaqej i ulur në sediljen e parme të një makine luksoze.

Disa burime të afërta pranë çiftit kanë thënë për “Iconstyle.al” se i dashuri i Elvanës është djali i një biznesmeni të njohur shqiptar, i cili ka edhe një hotel luksoz në Tiranë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, miku dhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, postoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte këngëtaren, duke rritur dyshimet se i dashuri kishte propozuar për martesë Elvanën.

Showbiz