Sport23 Qershor 2018, 01:10

E pabesueshme! Shqiptarët u dhanë fitoren, tifozët zviceranë kërkojnë përjashtimin e Xhakës dhe Shaqirit pse festuan me

Shkruar nga Pamfleti
E pabesueshme! Shqiptarët u dhanë fitoren, tifozët zviceranë

E pabesueshme! Shqiptarët u dhanë fitoren, tifozët zviceranë kërkojnë përjashtimin e Xhakës dhe Shaqirit pse festuan me shqiponjë

Duket e pabesueshme por është e vërtetë, shumë tifozët zviceranë kanë dalë hapur kundër Xhakës e Shaqirit që festuan golat duke bërë simbolin e shqiponjës, një gjest sipas tyre provokativ për lojtarët dhe tifozeritë kundërshtare. Pra ka shumë tifozë zviceranë, mosmirënjohës që shqiptarët u dhanë fitoren, që mendojnë njëlloj si serbët.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Serbisë, në lajmin që ka bërë televizioni kombëtar zviceran “SRF” në faqen e internetit për ndeshjen, janë postuar me dhjetëra komente ku shumë tifozë zviceranë kërkojnë që Xhaka dhe Shaqiri të dënohen nga Federata Zvicerane apo edhe të përjashtohen,.

Sipas tyre, ata kanë thyer rregullat e vendosura në kombëtare e me një gjest të papërgjegjshëm, kishin provokuar lojtarët dhe tifozerinë kundërshtare. Menjëherë ka plasur një debat i ndezur me tifozë të tjerë, të cilët e shihnin këtë si një gjest emocional që nuk mund t’u ndalej lojtarëve për sa kohë që nuk ishte ofensiv dhe për sa kohë që ata vazhdonin të impenjoheshin maksimalisht me fanellën e Zvicrës. Një sjellje e tillë e gabuar e tifozëve zviceranë nuk besohets e është shumica, në të kundërt i bie që Xhaka dhe Shaqiri më mirë të mos luajnë fare për Zvicrën. /Pamfleti Sport

Sport