Politike19 Nëntor 2018, 20:58

E papritur! Berisha del publikisht kundër Metës: Nuk duhet ta kishte dekretuar në mënyrë absolute Lleshajn!

Shkruar nga Pamfleti
E papritur! Berisha del publikisht kundër Metës: Nuk duhet ta kishte

E papritur! Berisha del publikisht kundër Metës: Nuk duhet ta kishte dekretuar në mënyrë absolute Lleshaj!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë publikisht kundër Presidentit Ilir Meta, sa i takon dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Në studion e Report Tv, Berisha tha se Lleshaj nuk duhet të ishte dekretuar në asnjë mënyrë, duke shtuar se Presidentit i lejohet që të kthejë ministra.

Pazari i Metës me kryeministrin Edi Rama, duket se ka mërzitur së tepërmi mikun më të madh të Presidentit, Berishën.

“Formalisht u respektua Kushtetuta ndërsa moralisht Sandër Lleshi është letër e djegur. Presidentit i kërkuan të dhunonte Kushtetutën për dekretimin e Ministrit. Ai nuk duhej të emërohej në mënyrë absolute. Delikuent që ka mbajtur funksine të tjera të cilat ligji ia ndalonte. Presidenti veproi ‘in extremis’. Presidenti mund të kthejë ministra. Sandër Lleshaj nuk meritonte të dekretohej në mënyrë absolute. Nuk di që Lleshaj të ketë lidhje me trafikantë. Nuk mund të dekretojë Presidenti raste të tilla”, tha Berisha.

Politike Ilir Meta Sali Berisha Sandër Lleshi