Aktualitet 9 Korrik 2018, 16:23

E pathëna më e madhe e historisë: Publikohet ultimatumi i Duçes për Mbretin shqiptar Zog

Shkruar nga Pamfleti

Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të shtunën e 26 gushtit 1933, në faqen n°3, shkrimin e gazetarit të Daily Mail në Beograd, në lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duçes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.

Por cfarë përmbante më saktësisht ky ultimatum ?

Londër, 25 gusht. Nëpërmjet lidhjes telefonike. Matin.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Korrespondenti i Daily Mail në Beograd, të cilit i japim përgjegjësinë e plotë për informacionet në vijim, telegrafon se një lloj tensioni mbizotëron në qarqet politike të Shqipërisë, sepse mbreti Zog duket se ka refuzuar një propozim të Z. Musolini.

E kjo kërkesë, që sipas disave është shprehur në formën e një ultimatumi të vërtetë, kërkonte marrjen e masave të mëposhtme në Tiranë :

1 – Zëvendësimin me zyrtarë me prejardhje ose kulturë italiane të të gjithë atyre që nuk janë;

2 – Shitjen e të gjitha veprave ushtarake shqiptare Ministrisë Italiane të Luftës;

3 – Zëvendësimin e shefit të policisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët aktualisht janë nënshtetas britanikë, me oficerë italianë;

4 – Shfuqizimin e traktateve ekonomike, aktualisht në fuqi, të firmosura nga Shqipëria me fuqitë e huaja;

5 – Rihapjen e të gjitha shkollave katolike (fetare) të mbyllura kohët e fundit;

6 – Mësim të detyrueshëm në shkollë të gjuhës italiane;

7 – Zëvendësimin e liceut francez të Korçës me një institucion italian.

Mbreti Zog duket se ka refuzuar (sipas gazetarit të Daily Mail) pranimin e paragrafëve 1, 3, 5 dhe 7 të kësaj shkrese dhe gjendet përballë një dileme të vërtetë, mes një aneksimi të mundshëm të vendit të tij nëse nuk u bindet kërkesave të Romës, ose një revolucioni tek populli i tij, nëse ai dorëzohet ndaj Mussolinit. Duhet të theksohet se në kuadrin e Paktit të Tiranës qeveria italiane ka të drejtë të dërgojë trupa në Shqipëri nëse regjimi aktual është i kërcënuar.

Dossier