Bota19 Prill 2019, 17:05

E provokoi me gjeste seksuale në plazh, vajza lë pa ndjenja 40 vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
E provokoi me gjeste seksuale në plazh, vajza lë pa ndjenja 40

E provokoi me gjeste seksuale në plazh, vajza lë pa ndjenja 40 vjeçarin

Një burrë rreth 40 vjeç i cili bënte gjeste seksuale në plazh, e ka pësuar keq nga një vajzë që po kalonte aty së bashku me mikun e saj. Vajza i është kthyer dhe e ka goditur burrin duke e lënë pa ndjenja.  Në fakt, vajza quhet Joyce Vieira dhe është një sportiste e arteve marciale. Incidenti ndodhi në qytetin Cabo Frio në Brazil kur Joyce dhe një mik i saj po fotografonin plazhin.

Përpara tyre u shfaq një burrë i cili i bënte gjeste dhe veprime seksuale sportistes së arteve marciale. Joyce nuk u përmbajt dhe sulmoi burrin në fjalë. Ajo njoftoi më vonë policinë, e cila arrestoi të dyshuarin për kryerjen e akteve të turpshme, por më pas u la i lirë. Joyce i tha mediave lokale se nuk mund ta kuptonte se si policia e liroi personin që kryente akte seksuale në publik.

“Është shumë e çuditshme. Kam marrë me qindra mesazhe nga gratë që thonë se kanë qenë në situata të ngjashme dhe nuk kanë bërë denoncim sepse e dinë që të dyshuarit do të lirohen. Mendoj se dënimi për këto rast duhet të jetë më i rëndë”, është shprehur vajza.

Joyce shprehet se me personin në fjalë ishte përpjekur fillmisht të fliste, por ky i fundit nuk kishte pranuar duke nxitur kështu reagimin e sportistes së arteve marciale. Kurse policia tha për mediat se i dyshuari kishte pretenduar se po urinonte në plazh përpara se Joyce t’i afrohej. Megjithatë, ngjarja është në hetim.

Bota Brazil ngacmim seksual