E qëllojnë nga pas dhe e lënë të dergjet në mes të qytetit. Mediat greke shpërndajnë videot tronditëse të vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar

E qëllojnë nga pas dhe e lënë të dergjet në mes të qytetit. Mediat greke shpërndajnë videot tronditëse të vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar

Edhe pse dy qeveritë kanë qëndruar të tërhequra ajo që po ndodh me shqiptarët në Greqi është  e frikshme. Vetëm në një javë u shënuan katër viktima, ndërsa mbrëmë po ashtu ka ndodhur një tjetër rast fatal. Pas vrasjes së minoritarit Kacifas në Bularat nga forcat speciale Renea dhe shfaqjes antishqiptare në ceremoninë mortore, janë aktivizuar ethshëm qarqet nacionaliste që po marrin jetë shqiptarësh.

“Triller në Kavala: 18- vjeçari gjendet i vdekur në qendër të qytetit” , kështu shkruajnë mediat greke, pas ngjarjes tragjike që u shënua të martën në mbrëmje rreth orës  22:00 në qendër të Kavallës. Sipas informacioneve të para 18-vjeçari shqiptar është qëlluar nga pas, duke mbetur i vdekur në vend. Zona është bllokuar gjatë gjithë natës dhe po bëhen verifikime të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti