E rëndë! I riu kuksian godet me makinë bashkëjetuesen 42-vjeçare

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Mësohet se 28 vjeçari me iniciale Gj.N ka tentuar të vrasë bashkëjetuesen e tij, 42 vjeçaren me iniciale M.B. Lajmi është bërë publik nga policia, e cila njofton se sot ka arrestuar personin e dyshuar për tentativën e vrasjes të gruas me iniciale M. B., e cila ndodhet në spital.



Sipas policisë, dy ditë më parë 28-vjeçari me inicialet Gj.N., nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesja e tij, shtetasen M. B., 42 vjeçe, banuese në Pukë.

Kjo e fundit po lëvizte me mjetin tip ‘Renault’ dhe ka mbetur e plagosur. Sipas policisë 42-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. I riu ka dëmtuar edhe mjetin në lëvizje, tip ‘Benz’, në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet V. A., banues në Kodër Lumë, Kukës.

Ndërsa policia shprehet se ka ndaluar të riun e dyshuar për tentativë vrasje.